Gara për Tiranën më 9 nëntor, Binaj kandidat i PD-së
Florjan Binaj është kandidati i opozitës përballë Orgerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit në Tiranë. Në konferencë për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi aleatëve ta mbështesin këtë kandidat. “Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më

Florjan Binaj është kandidati i opozitës përballë Orgerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit në Tiranë.
Në konferencë për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi aleatëve ta mbështesin këtë kandidat.
“Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur. Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij”, tha Berisha, raporton “Euronews Albania”.
Tirana udhëhiqej nga Erion Veliaj i PS-së deri në shkurt të këtij viti – pasi kishte fituar tre mandate radhazi. Por ai u arrestua në shkurt shkaku i akuzave për korrupsion, që përfshijnë të paktën 1.1 milion euro fonde publike. Ai akuzohet se u kishte dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme. Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për të dhe shumë shpejt pritet të nisë gjykimi.
Këshilli Bashkiak i Tiranës më 23 shtator ka votuar me shumicë votash propozimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë bashkuar votat duke rënë dakord për largimin nga detyra të Veliajt.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së.
Figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste në pushtet, Veliaj u arrestua nga SPAK-u në shkurt të këtij viti. Ai akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.