Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur

Gashi: Ideja fillestare e Abdixhikut ishte koalicioni me LVV-në, më pas tha se ishte i pamundur

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ideja fillestare e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ishte formimi i një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se Kuvendi i LDK-së e kishte autorizuar Abdixhikun që të negocionte dhe të formonte koalicion me LVV-në.

Sipas tij, pas disa takimeve, Abdixhiku kishte raportuar në Grupin Parlamentar të LDK-së se formimi i një koalicioni apo një forme bashkëpunimi me LVV-në ishte i pamundur.

“Situata duhet të shpjegohet më thellë dhe më gjerë. Ideja fillestare që e ka kërkuar kryetari i LDK-së ka qenë që të formojë koalicion me LVV-në. Dhe Kuvendi i LDK-së e ka autorizuar që të formojë koalicion me LVV. Pas disa takimeve ka ardhur në GP dhe ka deklaruar se është e pamundur që të formohet një koalicion apo mënyrë bashkëpunimi”, ak theksuar ai.

Gashi tha se, meqë kanë kaluar afatet kushtetuese dhe ligjore, vendi tashmë është futur në një fazë delikate të paqartësisë kushtetuese.

Ai shtoi se, gjatë takimeve, është konsideruar në masë të madhe se zhvillimet e fundit janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se ekziston bazë që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.