“Gati për negociata”, Putin: Nuk do e nisja luftën nëse Trump do ishte president. Biden i vodhi zgjedhjet në SHBA

Pasi presidenti amerikan deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është një ëngjëll dhe se ai është gjithashtu fajtor për nisjen e luftës në Europën Lindore, Vladimir Putin shprehu qartë mbështetjen e tij për Donald Trump në zgjidhjen e këtij konflikti duke thënë se është i hapur për negociata. Më shumë sesa dakordësi me Trump, [...]Read More...

“Gati për negociata”, Putin: Nuk do e nisja luftën nëse Trump do ishte president. Biden i vodhi zgjedhjet në SHBA

Pasi presidenti amerikan deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është një ëngjëll dhe se ai është gjithashtu fajtor për nisjen e luftës në Europën Lindore, Vladimir Putin shprehu qartë mbështetjen e tij për Donald Trump në zgjidhjen e këtij konflikti duke thënë se është i hapur për negociata.

Më shumë sesa dakordësi me Trump, presidenti rus duket se po i mban kreut të Shtëpisë së Bardhë lojën politike pasi ai deklaroi se nëse Trump do të kishte qenë në pushtet lufta në Ukrainë nuk do të kishte nisur. Putin shkoi aq larg sa deklaroi gjithashtu se Joe Biden i kishte vjedhur republikanit fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi gati për bisedime me administratën e re amerikane, nëse kjo është gjithashtu ajo se çfarë ata duan. Ne kemi pasur gjithmonë marrdhëni biznesi, pragmatike por edhe një marredhënie të bazuar në besim me Presidentin Aktual Donald Trump. Ai është një njeri inteligjent. Unë nuk mund të pajtohem me të kur ai thotë se nëse ai do të kishte qenë në Krye të Shtëpisë së Bardhë, Lufta në Ukrainë nuk do të kishte nisur. Nuk do të kishim luftë nëse Donald Trump nuk do ti ishin vjedhur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.”, tha Trump.

Donald Trump, i cili u zotua t’i jap fund luftës Rusi-Ukrainë menjeherë pas ardhjes në pushtet ka deklaruar se Uashingtoni ka nisur bisedimet me Kievin dhe se së shpejti bisedimet do të nisin edhe me Moskën. Trump i cili thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliarda dollarë më shumë se Bashkimi Europian për këtë luftë ka deklaruar gjithashtu se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e negociatave atëherë do të ketë më shumë Sanksione për Kremlinin.

Presidenti Amerikan nuk ka prezantuar zyrtarisht një plan për përfundimin e Luftës në Europën Lindore, megjithatë ai e ka bërë të qartë se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për kompromis. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara do t’i kërkojnë Ukrainës që të heqë dorë nga territoret që ushtria ruse i ka pushtuar përgjatë 10 vjeçarit të fundit, megjithatë diçka e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht./abcnews.al