Gaza, vritet 11 vjeçarja/ Aktivistja më e re, punonte për shpërndarjen e ndihmave
Një sulm ajror izraelit në lagjen Al-Baraka të Gazës pergjate kesa jave i ka marrë jetën 11-vjeçares Yaqeen Hammad, influencueses dhe aktivistes më të re mediatike në Enklaven Palestinese . Yaqeen punonte ngushtë me vëllain e saj, Mohamed Hammad, duke shpërndarë ndihma për familjet e zhvendosura dhe duke dokumentuar vështirësitë e përditshme të fëmijëve palestinezë. [...]Read More...

Një sulm ajror izraelit në lagjen Al-Baraka të Gazës pergjate kesa jave i ka marrë jetën 11-vjeçares Yaqeen Hammad, influencueses dhe aktivistes më të re mediatike në Enklaven Palestinese .
Yaqeen punonte ngushtë me vëllain e saj, Mohamed Hammad, duke shpërndarë ndihma për familjet e zhvendosura dhe duke dokumentuar vështirësitë e përditshme të fëmijëve palestinezë. Ajo ishte gjithashtu pjesë e Kolektivit Ounea, një organizatë jofitimprurëse palestineze që mbështet nismat humanitare në territorin e pushtuar.
Pamjet e xhiruara nga 11 vjecarja të shpërndara në rrjetet sociale tregonin momente nga përditshmëria nën pushtimin izraelit : gatim në stufa të improvizuara apo shpërndarje ndihmash për fëmijët e zhvendosur. Një nga videot më të përhapura e tregonte Yaqeen-in duke gatuar pa gaz, me mbishkrimin: “Gaza, asgjë nuk është e pamundur.”
Mijëra përdorues të rrjeteve sociale I bënë homazhe 11 vjecares e cila ishte shprehur se gjithcka qe bente ne rrjetet sociale ishte qe te gezonte njerezit ne menyre qe at ate mund te harronin paksa pasojat e luftes brutale.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, që nga tetori i vitit 2023, konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar vdekjen e mbi 54,000 palestinezëve, mes tyre 16,500 fëmijë.
Vdekja e Yaqeen-it, një zë i guximshëm mes dhimbjes dhe shpresës, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes realitetin e rëndë të fëmijëve në Gaza./abcnews.al