Gazmend Syla: OVL e UÇK-së u anashkalua nga Qeveria “Kurti”

Gazmend Syla, kryetar i degës së OVL-UÇK-së në Pejë, i cili është kandidat i AAK-së për deputet, ka theksuar se të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha, por ai ka dyshime në seriozitetin e tyre për realizimin e këtyre premtimeve gjatë fushatës. ‘’Të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha

Gazmend Syla: OVL e UÇK-së u anashkalua nga Qeveria “Kurti”

Gazmend Syla, kryetar i degës së OVL-UÇK-së në Pejë, i cili është kandidat i AAK-së për deputet, ka theksuar se të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha, por ai ka dyshime në seriozitetin e tyre për realizimin e këtyre premtimeve gjatë fushatës.

‘’Të gjithë kandidatët për kryeministër po japin premtime të mëdha, por dyshoj në seriozitetin e tyre për realizimin e këtyre premtimeve që ata vazhdojnë t’i japin gjatë fushatës’’, tha Syla për FrontOnline.

Sipas tij, vetëm njëri nga kandidatët, ish-komandant i UÇK-së, ka besimin e këtij subjekti në realizimin e premtimeve.

‘’Duke qenë se njëri prej kandidatëve është ish-komandant i UÇK-së, vetëm atij i besojmë në realizimin e këtyre premtimeve’’, potencoi Syla.

Syla gjithashtu ka kritikuar ashpër qeverinë “Kurti” për mos mbështetje të shoqatave të dalura nga lufta, duke vënë në dukje se nuk ka pasur asnjë subvencion për to, një mbështetje që është thelbësore për funksionimin e këtyre shoqatave.

‘’Qeveria në ikje për këto 4 vjet nuk ka mbështetur me asnjë subvencion shoqatat e dalura nga lufta, subvencion ky që shoqatave u duhet për funksionimin e tyre’’, tha Syla.