Geci jep disa ide pasi Kurti e ftoi Abdixhikun në takim: LDK të insistojë në programin e saj, pastaj të flasin për ndarje pushtetesh

Gani Geci, një eksponent i angazhuar për shumë vjet në terren për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia më e vjetër në vend duhet “t’i drejgojë LVV-së se nuk di të qeverisë” dhe “duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”. Duke e komentuar letrën që kryetari i LVV-së, Albin

Geci jep disa ide pasi Kurti e ftoi Abdixhikun në takim: LDK të insistojë në programin e saj, pastaj të flasin për ndarje pushtetesh

Gani Geci, një eksponent i angazhuar për shumë vjet në terren për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia më e vjetër në vend duhet “t’i drejgojë LVV-së se nuk di të qeverisë” dhe “duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”.

Duke e komentuar letrën që kryetari i LVV-së, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke e ftuar në një takim, Geci dha disa ide për një qeverisje të mundshme ndërmjet këtyre dy partive.

“Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë prazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh”, shtoi Geci.