Gerta dhe Loredana ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit: Materialist dhe narcist shfrytëzon edhe …
Në orët e vona, teksa përgatiteshin për të fjetur në dhomën e gjumit, Gerta dhe Loredana zhvilluan një bisedë mbi sjelljet e Gjestit. Duke reflektuar mbi qëndrimin e tij, Loredana tha: “Kush e di sa inati ka, a e kupton sa inat të grumbulluar ka ai sot? Ai do të ma marrë inatin edhe mua”. […]

Në orët e vona, teksa përgatiteshin për të fjetur në dhomën e gjumit, Gerta dhe Loredana zhvilluan një bisedë mbi sjelljet e Gjestit.
Duke reflektuar mbi qëndrimin e tij, Loredana tha: “Kush e di sa inati ka, a e kupton sa inat të grumbulluar ka ai sot? Ai do të ma marrë inatin edhe mua”.
Gerta e analizoi situatën nga një këndvështrim më i gjerë: “Po pra, se i ke fituar lojën. Nuk doli direkt që mos të duket i keq, e filloi sot me ty, vetëm që more lojën. E shikon çfarë inati është? Materialist! Ai e ka mendjen vetëm te lekët”.
Loredana vuri në dukje egon e tij të madhe: “Ai ka edhe ego, ka ego të tepruar”.
Në këtë pikë, Gerta e cilësoi atë si një narcist: “Narcisti është më lart se kaq, në egon e vet, që dëmton edhe të tjerët. Narcisti arrin të dëmtojë edhe të tjerët, shfrytëzon edhe të tjerët dhe nuk pyet, sepse nuk ka empati për tjetrin. Arrin deri në shkallën më të lartë të shfrytëzimit. Narcisti, për t’i arritur qëllimet e veta, a di çfarë bën? Është fiks si ky, që të bën atë të mirin, por atë e bën në funksion për të arritur qëllimin e vet”.
Loredana e përforcoi mendimin e saj: “E bën thjesht për të arritur atë që do”.
Në fund, Gerta shtoi një detaj të rëndësishëm: “Dhe në momentin më të dobët, a e pe si të sulmoi?”.
Kjo bisedë tregon pakënaqësinë e tyre ndaj Gjestit dhe mënyrën se si ai po vepron brenda shtëpisë. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes tyre në ditët në vijim.