Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, solli në vëmendje rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për të frenuar gjenocidin e kryer nga regjimi i Serbisë. Ajo e përshkroi ndërhyrjen e aleatëve ndërkombëtarë jo vetëm legjitime, por edhe thelbësore për […] The post Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin appeared first on Albinfo.

Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, solli në vëmendje rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për të frenuar gjenocidin e kryer nga regjimi i Serbisë. Ajo e përshkroi ndërhyrjen e aleatëve ndërkombëtarë jo vetëm legjitime, por edhe thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe ndalimin e krimeve masive.

“Ndërhyrja e NATO-s ishte esenciale për mbrojtjen e vlerave universale të Kombeve të Bashkuara dhe të njerëzimit, për t’i dhënë fund gjenocidit që po zhvillohej dhe për të siguruar që vrasjet masive të ndaleshin,” tha Gërvalla, transmeton albinfo.ch.

Në vazhdim, ajo theksoi se kjo ndërhyrje, e shoqëruar me mbështetje të palëkundur ndërkombëtare, i hapi rrugën Kosovës për ndërtimin e një shteti të konsoliduar, demokratik, dhe të integruar në familjen evropiane. Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre, Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova është bërë një partner i respektuar në arenën ndërkombëtare.

The post Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin appeared first on Albinfo.