Gjendet e vdekur një 11-vjeçare në një pyll në Francë, nisin hetimet

Prokurorët në qytetin francez Evry hapën një hetim për vrasje pasi një vajzë 11-vjeçare u gjet e vdekur në një pyll aty pranë, njoftuan mediat franceze. Një vajzë 11-vjeçare u zhduk pasi mbaroi shkolla teksa po shkonte në shtëpi, dhe u gjet e vdekur mbrëmë. Siç saktësohet nga prokuroria, me këtë rast është hapur një [...]Read More...

Gjendet e vdekur një 11-vjeçare në një pyll në Francë, nisin hetimet

Prokurorët në qytetin francez Evry hapën një hetim për vrasje pasi një vajzë 11-vjeçare u gjet e vdekur në një pyll aty pranë, njoftuan mediat franceze.

Një vajzë 11-vjeçare u zhduk pasi mbaroi shkolla teksa po shkonte në shtëpi, dhe u gjet e vdekur mbrëmë.

Siç saktësohet nga prokuroria, me këtë rast është hapur një hetim për vrasjen e të miturës.

Po ashtu prokurori ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë në paraburgim dy persona, të cilët janë në pyetje.

Autopsia e trupit të vajzës është planifikuar të kryhet gjatë ditës së sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Esson./abcnews.al