Gjendet një person pa shenja jete në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij sot rreth orës 14:30 në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani. Elshani tha se personi ka jetuar i vetëm dhe i

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij sot rreth orës 14:30 në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha se personi ka jetuar i vetëm dhe i njohur për policin si përdorues narkotikësh.
“Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një trup të pajetë në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty gjendet trupi i pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vij Mjekësia Ligjore”, ka thënë Elshani.