Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Ajo ka përfunduar me sukses dy drejtime studimi dhe ka marrë dy tituj akademikë The post Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster appeared first on Albinfo.

Anjeza Maqani nga Prishtina ka arritur një sukses akademik duke u diplomuar me rezultate të larta në Universitetin WEBSTER në Gjenevë, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka përfunduar me sukses dy drejtime studimi paralelisht dhe ka marrë dy tituj akademikë në drejtimin “Science in Business Administration” dhe “Arts in Business Management”.
Universiteti Webster Geneva, i themeluar në vitin 1978, përfaqëson një model unik të arsimit amerikan në zemër të Evropës, duke kombinuar qasjen ndërdisiplinare dhe globale me cilësinë dhe standardin e lartë që ofron Zvicra si një nga vendet më të përparuara në arsim.
Kjo arritje e Anjezës është jo vetëm dëshmi e përkushtimit të saj akademik, por edhe frymëzim për të rinjtë shqiptarë që synojnë edukimin ndërkombëtar dhe suksesin profesional në arenën globale. /Albinfo.ch
The post Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster appeared first on Albinfo.