Gjermani: Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor
Një mashtrim masiv prej 200 milionë eurosh ka goditur sistemin shëndetësor gjerman, ku rrjetet kriminale kanë falsifikuar receta për ilaçe të shtrenjta si Ozempic, Tilidine dhe Fentanyl. Ilaçet janë rimbursuar nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore, ndërsa farmacitë që nuk kanë zbuluar recetat false janë detyruar të paguajnë dëmshpërblim, shkruan DW. Raporti i Shoqatës Kombëtare të […] The post Gjermani: Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor appeared first on Albinfo.

Një mashtrim masiv prej 200 milionë eurosh ka goditur sistemin shëndetësor gjerman, ku rrjetet kriminale kanë falsifikuar receta për ilaçe të shtrenjta si Ozempic, Tilidine dhe Fentanyl. Ilaçet janë rimbursuar nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore, ndërsa farmacitë që nuk kanë zbuluar recetat false janë detyruar të paguajnë dëmshpërblim, shkruan DW.
Raporti i Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore (GKV) tregon se nga viti 2022 deri në 2023 janë regjistruar rreth 50,000 denoncime për mashtrime, një rritje prej mbi 20% krahasuar me periudhën e mëparshme. Mashtrimet përfshijnë gjithashtu keqpërdorimin e fondeve për shërbime shëndetësore të paofruara dhe krijimin e kompanive fiktive për të përfituar ndihma sociale dhe sigurime shëndetësore në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
The post Gjermani: Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor appeared first on Albinfo.