Gjermani: Operatori Deutsche Bahn ka nevojë për investim prej 150 miliardë eurosh

Kreu i operatorit gjerman të trenave Deutsche Bahn, Richard Lutz, ka deklaruar të premten se rrjeti hekurudhor i vendit ka nevojë për një investim shtesë prej 150 miliardë eurosh, në mënyrë që të modernizohet dhe të përmbushë kërkesat e shekullit të 21-të, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Në një intervistë për median gjermane T-online, Lutz theksoi […] The post Gjermani: Operatori Deutsche Bahn ka nevojë për investim prej 150 miliardë eurosh appeared first on Albinfo.

Gjermani: Operatori Deutsche Bahn ka nevojë për investim prej 150 miliardë eurosh

Kreu i operatorit gjerman të trenave Deutsche Bahn, Richard Lutz, ka deklaruar të premten se rrjeti hekurudhor i vendit ka nevojë për një investim shtesë prej 150 miliardë eurosh, në mënyrë që të modernizohet dhe të përmbushë kërkesat e shekullit të 21-të, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.

Në një intervistë për median gjermane T-online, Lutz theksoi se nga kjo shumë, 80 miliardë euro do të duhen për riparimin dhe rinovimin e rrjetit ekzistues hekurudhor, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për zgjerime infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e linjave të reja të trenave dhe përmirësimin e stacioneve.

Aktualisht, Deutsche Bahn përballet me një borxh neto prej 32.6 miliardë euro, duke e bërë më urgjente mbështetjen nga qeveria për të përballuar sfidat në transportin hekurudhor.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për Gjermaninë, teksa koalicioni i ri qeverisës – i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD – ka premtuar investime të mëdha në infrastrukturë, përcjell albinfo.ch.

Friedrich Merz, lideri i CDU-së, pritet të betohet si kancelar më 6 maj, ndërsa qeveria e tij pritet të aktivizojë një fond special prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën. Koalicioni ka siguruar mbështetjen e Bundestagut për të reformuar kufijtë e huamarrjes, në mënyrë që ky fond të realizohet.

Lutz e përshëndeti këtë fond, duke thënë se “do të na ndihmojë neve dhe të gjithë industrinë hekurudhore dhe të ndërtimit.”

Pavarësisht historisë së gjatë si një model i besueshmërisë dhe rehatisë, trenat e Deutsche Bahn kanë pësuar rënje në cilësi dhe përpikmëri vitet e fundit. Në vitin 2024, vetëm 62.5% e trenave të distancave të gjata ICE dhe IC mbërritën në destinacionin e tyre brenda 6 minutash nga koha e planifikuar, transmeton albinfo.ch.

Përveç kësaj, kompania ka paguar 197 milionë euro në kompensime për pasagjerët, për shkak të vonesave dhe anulimeve të shpeshta.

Situata u përkeqësua gjatë organizimit të UEFA Euro 2024, kur vonëstat masive të trenave shkaktuan zhgënjim tek tifozët që kishin udhëtuar nga jashtë për të ndjekur ndeshjet.

Megjithë sfidat, Deutsche Bahn mbetet një shtyllë kyçe në strategjinë e mobilitetit të qëndrueshëm të Gjermanisë. Investimi prej 150 miliardë eurosh, nëse miratohet dhe realizohet, do të ishte një hap vendimtar drejt modernizimit të një prej rrjeteve hekurudhore më të mëdha në Evropë, transmeton albinfo.ch.

The post Gjermani: Operatori Deutsche Bahn ka nevojë për investim prej 150 miliardë eurosh appeared first on Albinfo.