Gjermani: Rritje e kostove për shërbimet shëndetësore

Referuar vlerësimeve të Institutit Ekonomik Gjerman (IW), koalicioni i ardhshëm i partive konservatore CDU/CSU dhe i socialdemokratëve “pritet të përballet me vështirësi serioze financiare”, përcjell albinfo.ch. Jochen Pimpertz, ekspert për taksat dhe çështjet sociale pranë IW-së, bëri të qartë në një intervistë me agjencinë gjermane të shtypit DPA në Berlin se kontributet për sigurimet shoqërore […] The post Gjermani: Rritje e kostove për shërbimet shëndetësore appeared first on Albinfo.

Gjermani: Rritje e kostove për shërbimet shëndetësore

Referuar vlerësimeve të Institutit Ekonomik Gjerman (IW), koalicioni i ardhshëm i partive konservatore CDU/CSU dhe i socialdemokratëve “pritet të përballet me vështirësi serioze financiare”, përcjell albinfo.ch.

Jochen Pimpertz, ekspert për taksat dhe çështjet sociale pranë IW-së, bëri të qartë në një intervistë me agjencinë gjermane të shtypit DPA në Berlin se kontributet për sigurimet shoqërore për punonjësit dhe punëdhënësit në Gjermani kanë arritur që tani nivelin 42.3 për qind të të ardhurave.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura dhe analizuara nga instituti privat i kërkimit IGES Pimpertz tha se për vitet e ardhshme kontributet për sigurimet shoqërore parashikohet të rriten në thuajse 46 për qind.

Një nga arsyet është rritja e kostove për sigurimet shëndetësore. Rritja e shpenzimeve është gjithashtu më e madhe se sa supozohej më parë, pasi ligjvënësit kanë kërkuar që fondet e sigurimeve shëndetësore të reduktojnë rezervat e tyre financiare në mënyrë që të stabilizojnë normat e kontributeve pas pandemisë së virusit korona. Tani nuk ka më amortizator për të zbutur një rritje të vazhdueshme të normës së kontributit./DW

The post Gjermani: Rritje e kostove për shërbimet shëndetësore appeared first on Albinfo.