Gjermania dënon planin e Trump për t’u larguar nga OBSH
Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Lauterbach e quajti njoftimin e Trump një goditje për luftën ndërkombëtare kundër krizave globale shëndetësore. ‘’Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e [...]Read More...

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Lauterbach e quajti njoftimin e Trump një goditje për luftën ndërkombëtare kundër krizave globale shëndetësore.
‘’Pa kontributet e SHBA-së, do të jetë shumë më e vështirë të ndihmohen vendet e prekura nga sëmundjet infektive ose fatkeqësitë mjedisore’’, theksoi Lauterbach.
‘’Shumë programe të OBSH-së për t’iu përgjigjur urisë, fatkeqësive natyrore dhe luftërave financohen nga dollarë amerikanë’’, theksoi Lauterbach.
Ai gjithashtu theksoi se siguria globale shëndetësore është në interes të të gjitha vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
“Qindra mijëra njerëz do të ishin në rrezik, veçanërisht shumë fëmijë,” paralajmëroi Lauterbach.
Ai tha se Gjermania, ‘’si një partner i kahershëm i OBSH-së, është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e saj dhe ka rritur kontributin e saj në OBSH vitet e fundit’’.
Trump kishte tentuar tashmë të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga OBSH në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë, por nisma u rrëzua nga pasardhësi i tij, Joe Biden, në vitin 2021, përpara se të hynte në fuqi.
Në një urdhër ekzekutiv të hënën, Trump tha se organizata i ishte përgjigjur dobët pandemisë së koronavirusit dhe po kërkonte në mënyrë të padrejtë kontribute nga Shtetet e Bashkuara.