Gjesti merr ndihmën mjekësore pas goditjes nga Jozi – shfaqet me një sy të nxirë në dhomën e rrëfimit
Një nga momentet më të tensionuara dhe tronditëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4 ka ndodhur në gjysmëfinalen e spektaklit, ku Jozi Marku, gjatë daljes nga shtëpia, goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar për tokë. Ngjarja ndodhi live, para publikut dhe kamerave, duke shkaktuar zemërim dhe shqetësim të madh. Pas incidentit, […]

Një nga momentet më të tensionuara dhe tronditëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4 ka ndodhur në gjysmëfinalen e spektaklit, ku Jozi Marku, gjatë daljes nga shtëpia, goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar për tokë.
Ngjarja ndodhi live, para publikut dhe kamerave, duke shkaktuar zemërim dhe shqetësim të madh.
Pas incidentit, Gjesti ka marrë ndihmën mjekësore të menjëhershme, ndërsa pak më vonë është shfaqur në dhomën e rrëfimit për të dhënë një mesazh të shkurtër dhe prekës.
I lidhur në mënyrë direkte nga studioja me moderatorin Ledion Liço, Gjesti u shfaq me një sy të nxirë, por i qetë dhe me fjalë të pjekura për situatën: “Desha vetëm babait dhe nënës t’ju them mos u shqetësoni, e pata ndihmën mjekësore. Loja është lojë, nuk duhet të rrafemi. Po të ishte kjo jashtë, nuk ia kisha fal këtë send. Jemi këtu dhe unë dua ta mbyll këtë send”.
Reagimi i Gjestit është vlerësuar gjerësisht nga publiku si një shenjë maturie dhe vetëpërmbajtjeje, në një situatë që për shumëkënd do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar.
Produksioni i Big Brother VIP Albania dhe moderatori Ledion Liço kërkuan falje publike për incidentin, duke theksuar se dhuna nuk është e pranueshme dhe se janë marrë masat e duhura ligjore e organizative.
Ndërkohë, pritet të mësohen zhvillimet e radhës në lidhje me përgjegjësinë ligjore të Jozit, ndërsa Gjesti vazhdon garën drejt finales, tashmë si një prej emrave më të komentuar dhe të përfolur të këtij edicioni.