Gjesti u kthye në fenomen, Dini: Misioni vazhdon
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë. Ai thotë se nuk do të tentojnë që të të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen. “Në fakt faleminderit për shikueshmërinë […]

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë.
Ai thotë se nuk do të tentojnë që të të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen.
“Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të Prime të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.