Gjini e takon Sørensenin, bllokada institucionale ishte tema kryesore e diskutimit
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në vend. Numri i dy i AAK-së ka vlerësuar se me diplomatin evropian ka biseduar edhe për çështjen e ngërçit politik. Në profilin e tij në “Facebook”, Gjini ka

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen, me të cilin ka biseduar për aktualitetin politik në vend.
Numri i dy i AAK-së ka vlerësuar se me diplomatin evropian ka biseduar edhe për çështjen e ngërçit politik.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gjini ka shkruar se AAK-ja e ka dhënë kontributin e saj për daljen nga kjo situatë.
“Sot në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prita në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, z. Peter Sørensen. Bllokada institucionale e krijuar në vend dhe aktualitetet politike në Kosovë e rajon ishin temat kryesore të diskutimit. Në këtë kontekst, shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj bllokade dhe për të shtyrë përpara proceset integruese të vendit tonë. Po ashtu, biseduam për sfidat dhe perspektivën e procesit të integrimit evropian të Kosovës, ku vlerësova lart rolin e BE-së dhe angazhimin personal të z. Sørensen në këtë proces me rëndësi strategjike për vendin”, ka shkruar Gjini.