Gjini: Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, vlerëson se edhe nëse Fatmir Limaj hyn në koalicion me Vetëvendosjen “tre deputetë nuk garantojnë asgjë”. Këtë deklaratë Gjini e dha në Pressing në T7, teksa ripërsëriti se qeverisë nuk i “vyjnë tre deputetë”. “Unë shpresoj që nuk ka me i mjaftu Vetëvendosjes edhe Limaj në rastin hipotetik, më të

Gjini: Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, vlerëson se edhe nëse Fatmir Limaj hyn në koalicion me Vetëvendosjen “tre deputetë nuk garantojnë asgjë”.

Këtë deklaratë Gjini e dha në Pressing në T7, teksa ripërsëriti se qeverisë nuk i “vyjnë tre deputetë”.

“Unë shpresoj që nuk ka me i mjaftu Vetëvendosjes edhe Limaj në rastin hipotetik, më të keqin, edhe nëse shkon. Nuk ka me i ndihmu me bo qeverinë, nuk ka me i vyjtë edhe tre deputetë shtesë nuk garantojnë kurgjo hiç”, tha Gjini në Pressing.

“Tre shtesë nuk garantojnë kurgjo për një qeveri”, u shpreh ai.