Gjithçka gati në Leskovc: Sylvinho zbret me Brojën në sulm kundër Serbisë
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida do të nisë në orën 20:45, në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, qytet që sot duket më shumë nën […] The post Gjithçka gati në Leskovc: Sylvinho zbret me Brojën në sulm kundër Serbisë appeared first on Albinfo.

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Sfida do të nisë në orën 20:45, në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, qytet që sot duket më shumë nën vëzhgim policor sesa në atmosferë futbolli.
Formacioni startues i Shqipërisë është ky:Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Në repartin defensivë janë Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Elseid Hysaj.
Mesfusha përbëhet prej Qazim Laçit, Kristjan Asllanit dhe Juljan Shehut.
Në anën tjetër, atmosfera në Leskovc mbetet e qetë. Mediat serbe raportojnë për prani të madhe të forcave policore, por mungesë e ndjeshme e tifozëve në rrugë.
Masat e sigurisë janë përforcuar në të gjithë qytetin dhe rreth stadiumit, ndërsa ndeshja pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve shqiptarë, në përputhje me rregullat e sigurisë të vendosura për këtë përballje të ndjeshme.
The post Gjithçka gati në Leskovc: Sylvinho zbret me Brojën në sulm kundër Serbisë appeared first on Albinfo.