Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje
Sonte është rapotuar se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë. Lidhur me këtë për Front Online janë deklaruar nga policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 20:30 është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Ahmeti

Sonte është rapotuar se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.
Lidhur me këtë për Front Online janë deklaruar nga policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 20:30 është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti.