Gjykata bllokon mbylljen e USAID/ SHBA, shoqatat e punonjësve federalë paditën urdhrin e Trump

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar . Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për [...]Read More...

Gjykata bllokon mbylljen e USAID/ SHBA, shoqatat e punonjësve federalë paditën urdhrin e Trump

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar . Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit u USAID me leje të detyruar administrative ose e thene ndryshe pushim I perkohshem , duke nisur që nga mesnata e së premtes. Ky udher ndalimi do te zgjase deri me 14 shkurt.

Shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga gjykata federale që të ndalte mbylljen e USAID-it, me argumentin se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit. Nga ana tjeter Trump shkroi ne nje postim ne rrjetin e tij social Truth Social, Mbylleni duke iu referuar USAID-it.

Administrata e Presidentit Trump dhe aleati i tij Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit, janë përqëndruar më shumë deri më tani tek USAID-i, në një sfidë të pashembullt për qeverinë federale dhe shumë prej programeve të saj.

Departamenti Per Eficencen e Qeverise njoftoi te Enjten se nga 10 mije punonjes qe USAID-i kishte ne mbare boten, ata kishin vendosur te linin ne detyre vetem 611 persona te cilet do te merreshin me menaxhimin e kthimit ne shtepi te personelit, kontraktoreve dhe familjeve te tyte jashte vendit. USAID është donatori më i madh i ndihmës në botë – me një pjesë të madhe të buxhetit të shpenzuar në programet shëndetësore në mbarë botën. Dy të tretat e 10,000 stafit të saj punojnë jashtë shtetit.

Kete te shtune, ne nje vendim te posacem nje tjeter Gjykates Federal bllokoi Departamentin per Eficence te Qeverise se Elon Musk qe te nderhynte ne te dhenat e Departamentit Amerikan te Thesarit, pas presionit te ushtruar nga njeriu me i pasur i botes./abcnews.al