Gjykata e Apelit në SHBA: Tarifat e Donald Trump mund të mbeten në fuqi

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që tarifat e importit të vendosura nga presidenti Donald Trump të mbeten në fuqi për momentin, pavarësisht një vendimi të mëparshëm, i cili i shpalli ato të paligjshme. Ky vendim erdhi pas një kërkese nga Shtëpia e Bardhë për të pezulluar përkohësisht urdhrin e gjykatës më [...]Read More...

Gjykata e Apelit në SHBA: Tarifat e Donald Trump mund të mbeten në fuqi

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që tarifat e importit të vendosura nga presidenti Donald Trump të mbeten në fuqi për momentin, pavarësisht një vendimi të mëparshëm, i cili i shpalli ato të paligjshme.

Ky vendim erdhi pas një kërkese nga Shtëpia e Bardhë për të pezulluar përkohësisht urdhrin e gjykatës më të ulët, e cila kishte ardhur në përfundim se lideri amerikan kishte tejkaluar kompetencat me vendosjen e këtyre tarifave.

Vendimi i Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare, i dhënë të mërkurën, kishte shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët e administratës Trump, të cilët e cilësuan atë si një shembull të tejkalimit të kompetencave gjyqësore, raporton  cnn.

Tarifat në fjalë përfshijnë ato të vendosura në muajin shkurt ndaj mallrave kineze, meksikane dhe kanadeze, të cilat 78-vjeçari i kishte justifikuar si masa kundër kontrabandës së fentanilit.

Gjithashtu, përfshihen edhe një taksë e përgjithshme importi prej 10 për qind dhe tarifa reciproke më të larta për partnerët tregtarë si BE-ja dhe Kina.

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit, këto tarifa do të vazhdojnë të aplikohen deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Mediat amerikane raportojnë se seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 5 qershor.