Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore së të atit
Ish-presidenti viziton vendin ku prehet babai The post Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore së të atit appeared first on Albinfo.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë, me leje nga Gjykata e Hagës, disa ditë pas ceremonisë mortore të babait të tij, përcjell albinfo.ch.
Korrespondetja e Top Channel, Leonita Bajrami, raporton se Thaçi ka vizituar varrin, ku prehet i ati.
Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.
Për këtë zhvillim reagoi ashpër ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili thotë se ky vendim është ‘sa për sy e faqe’.
“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, shkruan në një postim në “Facebook”, Nasim Haradinaj.
Ish-presidenti i Kosovës, nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij. Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale që nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 nën akuzën për krime lufte dhe së fundmi edhe për pengim të drejtësisë.
The post Gjykata e Hagës lejon Hashim Thaçin të shkojë në Kosovë disa ditë pas ceremonisë mortore së të atit appeared first on Albinfo.