Google Maps do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës”

Google Maps do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndodhë pasi të përditësohet zyrtarisht në Sistemin Gjeografik të SHBA-së, raporton Reuters. Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në SHBA, ndërsa “Gjiri i Meksikës” do të mbetet në Meksikë. [...]Read More...

Google Maps do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës”

Google Maps do të ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të ndodhë pasi të përditësohet zyrtarisht në Sistemin Gjeografik të SHBA-së, raporton Reuters.

Ky ndryshim do të jetë i dukshëm për përdoruesit në SHBA, ndërsa “Gjiri i Meksikës” do të mbetet në Meksikë.

Jashtë SHBA-së dhe Meksikës, përdoruesit do t’i shohin të dy emrat.

Departamenti i Brendshëm njoftoi të premten se ka ndryshuar zyrtarisht emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjiri i Amerikës”.

Google Maps, në pronësi të Alphabet, do të ndryshojë gjithashtu emrin e malit Denali në Alaskë në malin McLean.

“Siç udhëzohet nga Presidenti, Gjiri i Meksikës tani do të njihet zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë në Amerikën e Veriut do të mbajë përsëri emrin Mount McKinley”, njoftoi Departamenti i Brendshëm javën e kaluar./abcnews.al