SBB po heq gradualisht pagesat me para të gatshme nga automatët e biletave

SBB po heq gradualisht pagesat me para të gatshme nga automatët e biletave

Ndryshime të reja po vijnë për udhëtarët që përdorin transportin hekurudhor në Zvicër. SBB po çaktivizon gradualisht mundësinë e pagesës me para të gatshme në shumë prej automatëve të biletave që vazhdojnë të jenë në përdorim, transmeton albinfo.ch.

Numri i automatëve në stacionet hekurudhore zvicerane po zvogëlohet dhe, sipas planeve aktuale, ata pritet të zhduken plotësisht gjatë viteve të ardhshme.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se udhëtarët që përdorin para të gatshme do të mbeten pa alternativë.

Sipas një zëdhënësi të SBB-së, personat që dëshirojnë të vazhdojnë të paguajnë me cash mund të blejnë një kartë të parapaguar në sportelet e SBB-së dhe më pas ta mbushin atë me para të gatshme.

Ndryshimi është pjesë e transformimit gradual të mënyrës së blerjes së biletave në transportin publik zviceran, ndërsa gjithnjë e më shumë udhëtarë përdorin kanalet digjitale për blerjen e tyre.

The post SBB po heq gradualisht pagesat me para të gatshme nga automatët e biletave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.