Granit Xhaka zëvendësues i Rejinders te Milani?

Tijjani Rejinders është një hap larg Manchester Cityt. Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla, që mesfushori holandez të nënshkruaj me skuadrën angleze, shkruan IndeksOnline. Milan nga shitja e tij pritet të përfitojë 55 milionë euro, plus 15 milionë euro bonuse. Me këto para, Drejtori Sportiv i kuqezinjëve, Igli Tare synon të sjell në ”San […]

Granit Xhaka zëvendësues i Rejinders te Milani?

Tijjani Rejinders është një hap larg Manchester Cityt.

Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla, që mesfushori holandez të nënshkruaj me skuadrën angleze, shkruan IndeksOnline.

Milan nga shitja e tij pritet të përfitojë 55 milionë euro, plus 15 milionë euro bonuse.

Me këto para, Drejtori Sportiv i kuqezinjëve, Igli Tare synon të sjell në ”San Siro” mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.

Ai ka një kontratë me Leverkusen deri më 30 qershor 2028.

Transferimi i Xhakës mund ti kushtoj Milanit midis 15 dhe 20 milionë euro.