Greva “paralizon” Greqinë/ Bllokohet transporti ajror, hekurudhor dhe detar
Një grevë e përgjithshme 24 orëshe paralizoi këtë të mërkurë Greqinë duke shkaktuar ndërprerje masive të transportit në mbarë vendin. Tragete qëndruan të ankoruar në porte, fluturimet u pezulluan dhe trenat ndaluan qarkullimin, ndërsa mijëra punëtorë protestuan kundër rritjes së lartë të kostos së jetesës dhe kërkuan rritje të pagave. Greva e kësaj të mërkure [...]Read More...

Një grevë e përgjithshme 24 orëshe paralizoi këtë të mërkurë Greqinë duke shkaktuar ndërprerje masive të transportit në mbarë vendin.
Tragete qëndruan të ankoruar në porte, fluturimet u pezulluan dhe trenat ndaluan qarkullimin, ndërsa mijëra punëtorë protestuan kundër rritjes së lartë të kostos së jetesës dhe kërkuan rritje të pagave. Greva e kësaj të mërkure preku edhe qytetarët Shqiptare. Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza konfirmoi se 5 fluturime nga Shqipëria për në Greqi dhe anasjelltas ishin anuluar .
Dy sindikatat më të mëdha të vendit, përfaqësuese të sektorit publik dhe atij privat, kërkojnë rritje urgjente të pagave dhe rikthimin e kontratave kolektive të punës. Sipas tyre, megjithëse Greqia ka dalë nga kriza e borxhit që zgjati nga viti 2009 deri në 2018, shumica e qytetarëve ende e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e përditshme.
“Blejmë 10% më pak produkte se në vitin 2019,” deklaroi konfederata e punëtorëve GSË, që përfaqëson mbi 2 milionë punonjës të sektorit privat. “Po dalim ne greve për të drejtat më elementare: rritje pagash dhe kontrata kolektive tani, thane perfaqesuesit e Konfederates.
Qeveria konservatore ka rritur pagën minimale mujore me 35% që nga viti 2019, duke e çuar në 880 euro. Megjithatë, sindikatat theksojnë se kjo nuk mjafton për të përballuar rritjen e çmimeve për ushqime, energji dhe qira.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se paga minimale në Greqi, në terma të fuqisë blerëse, është ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian dhe qendron me lart vetem se Portugalia dhe Lituania. Paga mesatare bruto në vend është 1,342 euro, ende 10% më e ulët se në vitin 2010, kur Greqia pranoi paketën e parë të ndihmës financiare.
Edhe pse ekonomia greke pritet të rritet me 2.3% këtë vit dhe po tejkalon objektivat fiskalë, qeveria thotë se duhet të ruajë kujdesin buxhetor për të shmangur rritjen e interesave mbi borxhin publik, që mbetet më i larti në eurozonë.
Qeveria ka premtuar ta çojë pagën minimale në 950 euro deri në vitin 2027 dhe të rrisë pagën mesatare në 1,500 euro, afër mesatares së BE-së. Por për shumë familje, rritjet e çmimeve e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetesën. Punonjësit e sektorit publik, të goditur rëndë nga masat shtrënguese të dekadës së fundit, janë bashkuar në grevë duke kërkuar rikthimin e shpërblimeve vjetore që u hoqën vite më parë.
/ abcnews.al