Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Grimerja e njohur kroate, Marina Mamić, ka habitur sërish ndjekësit me aftësitë e saj të jashtëzakonshme të transformimit. Kësaj here, ajo është shndërruar në futbollistin e njohur Luka Modrić. “Ndërsa po shikoj ato 12 pëlqime pas shtatë orëve grimim”, ka shkruar ajo me ironi në përshkrimin e postimit, duke i dhënë një nuancë humori punës […]

Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Grimerja e njohur kroate, Marina Mamić, ka habitur sërish ndjekësit me aftësitë e saj të jashtëzakonshme të transformimit. Kësaj here, ajo është shndërruar në futbollistin e njohur Luka Modrić.

“Ndërsa po shikoj ato 12 pëlqime pas shtatë orëve grimim”, ka shkruar ajo me ironi në përshkrimin e postimit, duke i dhënë një nuancë humori punës së saj të palodhur.

Komentuesit në rrjetet sociale janë mahnitur nga transformimi, duke e vlerësuar atë me komente si: “Puna ia ka vlejtur”, “Shumë mirë e bërë”, “Fantastike, jeni një mrekulli”, “Nuk di as veten ta grimoj, e jo më të bëhem si Modrić. Të lumtë!”.

Marina është e njohur për talentin e saj në transformime në fytyra të personazheve të njohura, transmeton telegrafi.

Ajo ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Tvoje lice zvuči poznato” (“Fytyra jote më është e njohur”).

Ndër transformimet e saj më të njohura janë ato në futbollistët Dominik Livaković dhe Joško Gvardiol, si dhe në yje të famshëm si Severina, Jennifer Lopez, Julia Roberts dhe Eminem. Marina është shndërruar gjithashtu edhe në këngëtarin Thompson dhe princeshën Diana.