Groenlanda: Jo Amerikës/ Fiton qendra e djathtë, nuk ka prioritet pavaresinë nga Danimarka

Partia opozitare e qendrës së djathtë, Demokraatit, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Groenlandë, duke siguruar 29.9% të votave dhe duke lënë pas partinë në pushtet të social demokratëve “Komuniteti i Popullit.” Këto zgjedhje u zhvilluan në sfondin e një debati të gjerë mbi pavarësinë nga Danimarka dhe interesin ndërkombëtar në rajonin arktik. Lideri i Demokraatit, [...]Read More...

Groenlanda: Jo Amerikës/ Fiton qendra e djathtë, nuk ka prioritet pavaresinë nga Danimarka

Partia opozitare e qendrës së djathtë, Demokraatit, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Groenlandë, duke siguruar 29.9% të votave dhe duke lënë pas partinë në pushtet të social demokratëve “Komuniteti i Popullit.” Këto zgjedhje u zhvilluan në sfondin e një debati të gjerë mbi pavarësinë nga Danimarka dhe interesin ndërkombëtar në rajonin arktik.

Lideri i Demokraatit, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se prioriteti i tyre është zhvillimi ekonomik për të financuar mirëqenien sociale dhe jo një pavarësi e menjëhershme. “Nuk duam pavarësi nesër, duam një bazë të fortë,” tha ai.

Ndërkohë, partia opozitare Naleraq, e cila mbështet ndarjen më të shpejtë nga Danimarka, mori 24.5% të votave. Partia aktuale  në pushtet “Komuniteti I Popullit” , pësoi një rënie të madhe duke dalë në vendin e tretë me vetëm 21.4% te votave , ndërsa aleatja e saj Siumut arriti te siguronte 14.7% te votave .

Të gjitha partitë kryesore në Groenlandë janë pro pavarësisë, por ndryshojnë në qasjen e tyre. Ndërsa Naleraq kërkon një shkëputje të menjëhershme, Demokraatit synon një tranzicion gradual, duke vendosur ekonominë në plan të parë. Fituesit e zgjedhjeve duhet te perfshihen tashme ne negociata per formimin e qeverise se re ne parlamentin me 31 ulese.

Një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje ishte edhe deklarata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e ka përmendur mundësinë e aneksimit të Groenlandës nga SHBA. Kjo ka shkaktuar shqetësime tek banorët, por gjithashtu ka forcuar pozitat negociuese të Groenlandës ndaj Danimarkës dhe fuqive të tjera globale. Edhe pse Groenlanda gëzon një autonomi të zgjeruar që prej vitit 2009, Danimarka ende kontrollon çështjet e mbrojtjes, politikën e jashtme dhe monedhën. Debati për pavarësinë mbetet i hapur, por rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se shumica e votuesve kërkojnë stabilitet ekonomik përpara se të ndërmarrin hapa konkretë drejt shkëputjes.

Ishulli nuk ka zgjedhur te shpallë deri më tani pavarsinë për shkak të varësisë ekonomike që ka nga Danimarka pasi ky shtet i jep ishullit më shumë se 1 miliardë dollarë  në vit./abcnews.al