Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve bërthamore nga sulmet amerikane dhe izraelite, sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi. “Kapacitetet që i kanë, janë aty. Do të thosha që brenda muajsh ata mund t’i kenë disa kaskada [...]Read More...

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve bërthamore nga sulmet amerikane dhe izraelite, sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi.
“Kapacitetet që i kanë, janë aty. Do të thosha që brenda muajsh ata mund t’i kenë disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar, apo edhe më pak sesa ajo periudhë”, ka thënë Grossi në një intervistë për CBS News.
Grossi, i cili udhëheq organizatën me seli në Vjenë, e ka pranuar se sulmet në qendrat bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan e kanë dëmtuar kapacitetin e Iranit për të pasuruar uranium.
Megjithatë ai ka thënë se “sinqerisht, askush nuk mund të pretendojë se gjithçka është zhdukur dhe që nuk ka asgjë më aty”.
“Irani është shtet shumë i sofistikuar sa i përket teknologjisë bërthamore”, ka thënë Grossi.