Gruaja e dizajnerit Festim Isufi, Rina Maloku, shihet duke hyrë në banesën ku jetonte me të
Pas më shumë se dy javësh nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur Festim Isufi, bashkëshortja e tij, Rina Maloku, është parë sot pranë banesës ku çifti jetonte bashkë. Sipas raportimit të Indeksonline, ajo ka shkuar për të marrë gjësende personale, kjo është hera e parë që ajo shfaqet publikisht që nga dita e varrimit, […]

Pas më shumë se dy javësh nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur Festim Isufi, bashkëshortja e tij, Rina Maloku, është parë sot pranë banesës ku çifti jetonte bashkë.
Sipas raportimit të Indeksonline, ajo ka shkuar për të marrë gjësende personale, kjo është hera e parë që ajo shfaqet publikisht që nga dita e varrimit, ku ishte e pranishme.
Për herë të parë lidhur me rastin është deklaruar edhe vëllai i të ndjerit, i cili theksoi se familja nuk e fajëson Rinën për atë që ka ndodhur dhe se ajo vazhdon të jetë pjesë e familjes Isufi.
“Na e dimë të vërtetën që ai më nuk jeton, janë duke u marrë Policia dhe Prokuroria dhe besoj që shumë shpejt del rezultati. Familja nuk e fajëson Rinën, as nuk e kemi fajësuar ndonjëherë sepse nuk e dimë çka ka ndodhur. Përderisa nuk ka diçka konkrete, ajo mbetet pjesë e familjes tonë”, tha ai për Kosova Today, duke shtuar se Rina ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka treguar gjithçka që di.