Gruaja perfekte në Vatikan/ Papa emëron të parën grua në pozicion të lartë në kishën katolike

Papa Françesku emëroi murgeshën italiane, Simona Brambilla, në krye të një prej dikastereve kryesore të Vatikanit, duke e bërë atë gruan e parë në pozicionin e prefektes në historinë e Kishës Katolike. Zyra e shtypit në Vatikan njoftoi mbrëmjen e të hënës se  Brambilla ishte zgjedhur për të drejtuar Dikasterin për Institutet e Jetës së [...]Read More...

Gruaja perfekte në Vatikan/ Papa emëron të parën grua në pozicion të lartë në kishën katolike

Papa Françesku emëroi murgeshën italiane, Simona Brambilla, në krye të një prej dikastereve kryesore të Vatikanit, duke e bërë atë gruan e parë në pozicionin e prefektes në historinë e Kishës Katolike.

Zyra e shtypit në Vatikan njoftoi mbrëmjen e të hënës se  Brambilla ishte zgjedhur për të drejtuar Dikasterin për Institutet e Jetës së Përkushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Ky dikaster është një ndër më të rëndësishmit në Kishën Katolike pasi është përgjegjës për çdo urdhër fetar nga jezuitët dhe françeskanët dhe deri tek mugreshat e Mëshirës. Një dikaster është i krahasueshëm me një ministri të qeverisë në shtete të tjera.

Brambilla ka shërbyer si sekretare, grada e dytë më e lartë, në të njëjtën dikaster që nga tetori i vitit 2023. Ajo ka punuar më parë si infermiere dhe misionare në Mozambik dhe ka një doktoraturë në psikologji.

Emërimi shënon një hap të madh në përpjekjet e Papa Françeskut për t’u dhënë grave më shumë role udhëheqëse në qeverisjen e kishës Katolike.

Asnjëherë më parë një grua nuk është emëruar prefekte e një dikasteri ose kongregacioni të Kurisë së Selisë së Shenjtë, organi qendror drejtues i Kishës Katolike. Në mbarë botën ka 600 mijë murgesha katolike dhe dhe 129 mijë priftërinjë që iu përkasin urdhërave fetarë./abcnews.al