Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri

Me 29 maj në Graz, 30 maj në Wels dhe 31 maj në Vjenë, në Wiener Stadthalle, Halle E, grupi “Elita 5” vjen në tri qytete në Austri për të sjell magjinë e muzikës rok dhe hitet e tyre të pavdekshme The post Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri appeared first on Albinfo.

Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte  në Austri

Një nga grupet me të famshme shqiptare të muzikës rok, “Elita 5” do të mbaj një turne muzikor në Austri. Pionierët e rokut shqiptar do të organizojnë tre koncerte në tre qytete të ndryshme të Austrisë, aty ku pritet të mblidhen me mijëra simpatizant të muzikës së tyre.

Nën organizimin e Albanian Sundowner dhe Vilveta Bar, koncertet do të mbahen fillimisht me 29 maj në Graz, pastaj me 30 maj në Wels dhe 31 maj në Vjenë, në njërën nga sallat më të njohura koncertale të Vjenës, siç është Wiener Stadthalle, Halle E.

Organizatoret kanë bërë të ditur për albinfo.at se përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimit dhe interesimi i publikut shqiptar në Austri është jashtëzakonisht shumë i madh.

E ndërkohë edhe faqja zyrtare e Wiener Stadthalle në Vjenë,  tashmë e ka paralajmëruar këtë koncert teksa bashkangjitur me fotografinë e Elita 5, shkruan:

“Më 31 maj 2025, në orën 20:30, një nga grupet më legjendare të rokut në Ballkan do të ngjitet në skenën e Stadthalle të Vjenës “Elita 5”. Grupi, i cili ka formësuar skenën muzikore shqiptare për më shumë se tre dekada, sjell hitet e tij më të mëdha dhe tingujt e tij dallues në Austri”, përcjell albinfo.at.

Grupi legjendar nga Tetova “Elita 5“ janë në përgatitje për të sjell tri net magjike për shqiptarët në Austri, ndërsa këngët e tyre hite si: “Al Capone”, “Sajzeze”, “E urrej shiun”, “Faleminderit”, “Nuk jam diktator”, “Tornado”, etj., s’do mend që do të këndohen nga i tërë publiku.

 

Për të siguruar biletat,  klikoni në linkun në vijim dhe aty gjeni mundësinë për të blerë biletat në cilindo koncert të “Elita 5” në Austri;

Elita5

 

The post Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri appeared first on Albinfo.