Guterres bën thirrje për rifillimin e negociatave për armëpushim në Gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka mbajtur fjalimin e tij në samitin e Kajros. Guterres ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave “serioze” të armëpushimit, lirimin e robërve dhe të paraburgosurve dhe heqjen e të gjitha pengesave që ndikojnë në dërgimin e ndihmave jetëshpëtuese në Gaza. “Ndihma humanitare nuk është e negociueshme, ajo duhet të [...]Read More...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka mbajtur fjalimin e tij në samitin e Kajros.
Guterres ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave “serioze” të armëpushimit, lirimin e robërve dhe të paraburgosurve dhe heqjen e të gjitha pengesave që ndikojnë në dërgimin e ndihmave jetëshpëtuese në Gaza.
“Ndihma humanitare nuk është e negociueshme, ajo duhet të rrjedhë pa pengesa”, tha Antonio Guterres.
“Përgjigja duhet të financohet në mënyrë adekuate dhe civilët, duke përfshirë humanitarët, duhet të mbrohen.”, shtoi ai./abcnews.al