Habit Laerti thotë se është në të njëjtin trung familjar me Slobodan Millosheviqin

Banori i Big Brother Vip Albania, Laert Vasili ka shokuar publikun shqiptar me deklaratën e tij ku thotë se ai është në të njëjtin trung familjar me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Milosheviq. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale teksa po bisedonte me Jozin, Vasili bëri deklaratën e çuditshme që ka ngjallur reagime të…

Habit Laerti thotë se është në të njëjtin trung familjar me Slobodan Millosheviqin
Banori i Big Brother Vip Albania, Laert Vasili ka shokuar publikun shqiptar me deklaratën e tij ku thotë se ai është në të njëjtin trung familjar me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Milosheviq.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale teksa po bisedonte me Jozin, Vasili bëri deklaratën e çuditshme që ka ngjallur reagime të shumta, transmeton

“…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, shprehet ai në video.

Deklarata e tij ka nxitur shumë polemika në rrjet, me përdoruesit që janë shprehur të habitur, pasi nuk e kanë bërë dot lidhjen.

Disa e kanë quajtur thjesht një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë kanë kritikuar rëndë aktorin për përmendjen e një figure si Milloshevici në një kontekst të tillë.