Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, ndërpriten hetimet ndaj tij
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Përmes njoftimit, ai ka bërë të ditur se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë përfunduar. “Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe […] The post Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, ndërpriten hetimet ndaj tij appeared first on Albinfo.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Përmes njoftimit, ai ka bërë të ditur se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë përfunduar.
“Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues. Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
The post Hagë: Sylejman Selimi lirohet nga te gjitha akuzat, ndërpriten hetimet ndaj tij appeared first on Albinfo.