Hamiti: 33 vite nga zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë, kujtojmë Atin Themeltar të shtetit tonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova

Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë një kujtim personal nga 24 maji i vitit 1992 – ditë historike kur qytetarët e Kosovës, përmes votës, zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës. “Me Ibrahim Rugovën para 33

Hamiti: 33 vite nga zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë, kujtojmë Atin Themeltar të shtetit tonë, Presidentin historik Ibrahim Rugova

Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë një kujtim personal nga 24 maji i vitit 1992 – ditë historike kur qytetarët e Kosovës, përmes votës, zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës.

“Me Ibrahim Rugovën para 33 vitesh, më 24 maj 1992, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. 867.557 qytetarë e votuan Ibrahim Rugovën President të Republikës së Kosovës,” ka shkruar Hamiti në një postim përkujtues.

Sot, më 24 maj, Kosova shënon Ditën e Presidentit, një ditë që i kushtohet kujtimit të Presidentit historik dhe Atit Themeltar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova.