Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë

Në Gjenevë u inaugurua dje Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë diplomatike dhe ekonomike të vendit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ceremonia u zhvillua në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski, i cili së bashku me të pranishmit shpalli emërimin e z. Zaim […] The post Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë

Në Gjenevë u inaugurua dje Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë diplomatike dhe ekonomike të vendit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Ceremonia u zhvillua në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski, i cili së bashku me të pranishmit shpalli emërimin e z. Zaim Jashari si Konsull i Nderit. Jashari është një personalitet i njohur për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të komunitetit dhe marrëdhënieve ndërshtetërore.

Konsullata e re do të shërbejë si urë miqësie dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, duke krijuar mundësi të reja në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore. /Albinfo.ch

albinfo.ch albinfo.ch albinfo.ch albinfo.ch

The post Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë appeared first on Albinfo.