Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në, shkruan Express. Haradinaj ka thënë se pavarësisht numrave, nuk do të rreshtin së punuari për

Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në, shkruan Express.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht numrave, nuk do të rreshtin së punuari për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar.

Postimi i plotë:

Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht.

Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës.

Kosovë, paç ditë të bardha përpara!

I juaji,

Ramush Haradinaj