Haradinaj kujton kolonelin Ahmet Krasniqi: Ishte shembull i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi.
Ai ka thënë se përvjetoret si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë, shkruan lajmi.net.
“Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun. Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1651305243027484?ref=embed_post
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



