Haradinaj: Trimëria dhe vendosmëria e Yll Morinës, mbeten gjithmonë në kujtesë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Yll Morinën në përvjetorin e rënies së tij. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e Yll Morinës do të mbeten përgjithmonë në kujtesë. “Yll Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK që në ditët e para, për

Haradinaj: Trimëria dhe vendosmëria e Yll Morinës, mbeten gjithmonë në kujtesë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Yll Morinën në përvjetorin e rënies së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e Yll Morinës do të mbeten përgjithmonë në kujtesë.

“Yll Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. Trimëria dhe vendosmëria e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë”.

“I pavdekshëm në kujtimin e brezave – një krenari e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve!”, ka thënë Haradinaj.