Harris dhe Clinton, pa leje sigurie/ Trump u heq dy ish-rivaleve aksesin në informacione të klasifikuara

Presidenti Amerikan Donald Trump iu hoqi të drejtën për akses në informacione të klasifikuara ish rivaleve të tij politike duke përfshirë këtu ish nën presidenten Kamala Harris dhe ish rivalen e tij në Garën Presidenciale të Vitit 2016 Hillary Clinton. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare Trump iu ka hequr qasjen për të marrë përditësime [...]Read More...

Harris dhe Clinton, pa leje sigurie/ Trump u heq dy ish-rivaleve aksesin në informacione të klasifikuara

Presidenti Amerikan Donald Trump iu hoqi të drejtën për akses në informacione të klasifikuara ish rivaleve të tij politike duke përfshirë këtu ish nën presidenten Kamala Harris dhe ish rivalen e tij në Garën Presidenciale të Vitit 2016 Hillary Clinton.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare Trump iu ka hequr qasjen për të marrë përditësime mbi informacionet e klasifikuara edhe dhjetrave ish zyrtarëve të tjerë. Më herët Kreu i Shtëpisë së Bardhë i hoqi të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara dhe ish presidentit Joe Biden të cilin e pati quajtur të paaftë mendërisht.

“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e përmendur të kenë qasje në informacione të klasifikuar”, shkruhej në memorandumin nënshkruar nga Trump.

Ish presidentët amerikanë si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë zakonisht kanë të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Që prej ardhjes së tij në detyrë në 20 Janar, në mesin e zyrtarëve që Trump iu ka hequr aksesin në informacion të klasifikuar janë edhe ish sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinken, ish politikanja republikane Liz Cheney si ish këshilltarja e tij për marrëdhëniet me Rusinv Fioan Hill si dhe personazhe të tjerë.

Lëvizja e Trump për heqjen e aksesit në informacionet e klasifikuara kryesisht ndaj ish zyrtarëve Demokratë vjen si hakmarrje mbi vendimin e marrë nga Joe Biden në vitin 2021 i cili kishte bërë të njëjtën gjë, i kishte hequr Trump këtë akses.

/abcnews.al/