Hati e TikTok flet për ndarjen nga partneri: Ishte vendimi im
Influencerja Hatixhe Brika e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun. E ftuar në një intervistë me Dalina Buzin, ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë. Mirëpo, duke mos dashur […]

Influencerja Hatixhe Brika e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin e saj Jashar Stojkun.
E ftuar në një intervistë me Dalina Buzin, ajo ka nënkuptuar se momentalisht po kalon një proces divorci teksa thekson se ndihet mirë.
Mirëpo, duke mos dashur ta trajtoj shumë si temë influencerja i ka vënë pikat mbi i situatës të cilën po kalon me një shprehje;
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi dhe zoti nuk të sprovon më shumë seç ti mund të mbash.”
Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati theksoi se familja e kishte mbështetur.
“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.