Haxhiu: Duhet dakordim me partitë për të dalë nga bllokada

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ishin të gatshëm të ofrojnë zgjidhje me qëllim që ta korrigjojnë gabimin e Kuvendit me mosbotimin e Raportit për verifikimin e mandateve. Haxhiu tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk mund të marrë vendime kokë në vete, prandaj sipas saj, i

Haxhiu: Duhet dakordim me partitë për të dalë nga bllokada

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ishin të gatshëm të ofrojnë zgjidhje me qëllim që ta korrigjojnë gabimin e Kuvendit me mosbotimin e Raportit për verifikimin e mandateve.

Haxhiu tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk mund të marrë vendime kokë në vete, prandaj sipas saj, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike.

“Pra duhet konsultim sepse duhet të kemi konsensus për rrugën që duhet ta ndjekim në mënyrë që të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vetëm kur ka dakordim ndërmjet partive, dalim nga bllokada e shkaktuar nga opozita”.

“Qëndrimi ynë është që duhet të dakordohen partitë politike si të vazhdohet. Kur dakordohemi dhe e votojnë raportin, dalim nga bllokada”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tha se nuk parashihet askund se çfarë ndodhë nëse nuk verifikohen mandatet, prandaj tha se duhet të ketë propozime nga partitë politike.

“Nuk parashihet askund se çfarë ndodhë nëse nuk verifikohen mandatet prandaj duhet të ketë propozime nga partitë politike por opozita sot vazhdoi me avazin e vjetër të bllokimit dhe kërkesës së stërvjetëruar për dorëheqjet të cilat i kemi adresuar me kohë”.

“Ne jemi të hapur për propozime që dërgojnë deri në konstituimin e Kuvendit por assesi nuk i pranojmë lojërat e opozitës dhe kërkesat absurde dhe që nuk mbështeten askund”, tha ajo.