Haziri me kritika ndaj VV-së: Me LDK-në nuk luhet, konstituimi i Kuvendit është hapi i parë

PRISHTINË – Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqjen e saj për qasjen në proceset politike dhe negociatat për bashkëpunim.
Sipas Hazirit, deklaratat e kryetarit të VV-së pasqyrojnë një situatë kontroverse dhe të paqëndrueshme brenda këtij subjekti politik.
“Se sa është kontraverse situata brenda VV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’.
LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për President konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë President dhe Qeveri.
Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejtë.
Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo.
LDK ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!”, ka shkruar Haziri. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



