Haziri: Politika “një hap para, dy mbrapa” po vazhdon edhe me konstituimin e Kuvendit

Deputeti dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me ngërçin e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si politikë të tipit “një hap para e dy prapa”. Haziri tha se zgjedhja e Kryetarit dhe e Nënkryetarëve të shumicës politike dhe etnike u

Haziri: Politika “një hap para, dy mbrapa” po vazhdon edhe me konstituimin e Kuvendit

Deputeti dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me ngërçin e fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si politikë të tipit “një hap para e dy prapa”.

Haziri tha se zgjedhja e Kryetarit dhe e Nënkryetarëve të shumicës politike dhe etnike u pa si një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të Kuvendit, por ndarja e procesit për përfaqësuesit e pakicave shënoi dy hapa prapa. “Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën”, ka shkruar ai.

Sipas tij, klasa politike në Kosovë ende nuk po arrin ta kuptojë frymën e Kushtetutës, ku bashkëpunimi është obligim dhe jo vullnet. Haziri theksoi se pragmatizmi politik dhe kompromisi janë vlera, jo dobësi, ndërsa përmendi edhe çështjen e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Postimi i plotë:

Politikë ‘një hap para e dy prapa’ edhe në rastin e konstituimit të Kuvendit

Kur të gjithë besonin që me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të shumicës politike e etnike, u bë një hap para, ndodhi veprimi. Ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa. Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën.

Këta s’e kuptojmë ose nuk duan ta kuptojnë frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet. Pragmatizmi politik e kompromisi janë vlera në politikë e jo dobësi.

Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndëkombatarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues.

Republika, mbi të gjitha!