Heidi Baci flet për jetën private pas BB: Jam mirë
Heidi Baci ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i bjer me top”. E pyetur për jetën e saj private, Heidi ka ndarë një reflektim të sinqertë mbi gjendjen e saj aktuale emocionale dhe jetësore. Ajo u shpreh se është në një periudhë të mirë, ku ndjehet në paqe me veten […]

Heidi Baci ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i bjer me top”.
E pyetur për jetën e saj private, Heidi ka ndarë një reflektim të sinqertë mbi gjendjen e saj aktuale emocionale dhe jetësore. Ajo u shpreh se është në një periudhë të mirë, ku ndjehet në paqe me veten dhe rrethin që e rrethon.
“Sot jam mirë. Jam mirë me veten time, me punën, familjen e kam mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi e të gjithë mirë, unë do të jem e lumtur,” – tha ajo.
Heidi shtoi se pavarësisht gjithçkaje, beson se gjithçka në jetë përcaktohet nga Zoti dhe risku që ai ka shkruar për secilin.