Një helikopter ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë

Një helikopter ushtarak rus ka shkelur për pak kohë hapësirën ajrore polake të mërkurën në mëngjes, ka njoftuar ushtria e Polonisë.
Helikopteri Mi-8 i Forcave të Armatosura Ruse kishte hyrë 300 metra thellë në hapësirën ajrore polake nga enklava ruse e Kaliningradit dhe ka qëndruar aty për 42 sekonda, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
“Fluturimi i mjetit ajror u monitorua nga sistemet e radarit të Forcave të Armatosura Polake. Avionët luftarakë u ngritën në fluturim, ndërsa forcat dhe mjetet tokësore qëndruan në gatishmëri”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas ushtrisë polake, natyra e incidentit sugjeron se Rusia po teston sërish gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore.
The post Një helikopter ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



