Helmoi vjehrrit me kërpudha/ Australi, gruaja shpallet fajtore për vrasje
Një Juri në Australi shpalli fajtore këtë të hënë, Erin Patterson për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së ish-bashkëshortit të saj dhe për tentativë vrasjeje ndaj një personi të katërt, pas një dreke të përgatitur në korrik të vitit 2023. Ngjarja ndodhi më 29 korrik, kur Patterson ftoi në banesën e saj Don dhe [...]Read More...

Një Juri në Australi shpalli fajtore këtë të hënë, Erin Patterson për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së ish-bashkëshortit të saj dhe për tentativë vrasjeje ndaj një personi të katërt, pas një dreke të përgatitur në korrik të vitit 2023.
Ngjarja ndodhi më 29 korrik, kur Patterson ftoi në banesën e saj Don dhe Gail Patterson, prindërit e ish bashkëshortit të saj si dhe motrën e ish vjehrrës së saj Heather Wilkinson dhe bashkëshortin e saj Ian Wilkinson.
Ajo shërbeu një version të “Beef Wellington”, një pjatë tradicionale britanike me mish viçi, e mbështjellë me kërpudha dhe petë brumi. Por në vend të kërpudhave të zakonshme, ajo kishte përdorur një lloj kërpudhe të egër jashtëzakonisht helmues, e njohur si ‘Amanita phalloides’.
Brenda pak orësh pas ngrënies, të ftuarit shfaqën simptoma të rënda helmimi. Tre prej tyre humbën jetën në ditët në vijim, ndërsa Ian Wilkinson arriti të mbijetojë vetëm pas një trajtimi intensiv dy mujor.
Sipas hetimeve, kërpudhat nuk ishin të blera në dyqan, por të mbledhura nga natyra, në një zonë ku njihen raste të këtij lloji vdekjeprurës. Prokurorët thanë se Patterson i kishte tharë këto kërpudha në një aparat të posaçëm, të cilin më vonë e kishte hequr qafe në mënyrë të fshehtë, për të zhdukur provat.
Ndërsa Patterson këmbëngulte se helmimi ishte një aksident, prova të shumta sugjeruan që ngjarja ishte planifikuar. Prokuroria paraqiti fakte që tregonin se ajo kishte mashtruar për të sjellë viktimat në atë drekë, kishte simuluar edhe vetë sëmundjen dhe kishte tentuar të mbulonte gjurmët.
Gjykatës iu paraqitën gjithashtu mesazhe nga rrjetet sociale që tregonin për marrëdhënie të tensionuara me familjen e ish-bashkëshortit. Në një nga to, Patterson kishte shkruar: “Jam e lodhur nga kjo familje. Nuk dua të kem më lidhje me ta.” Pas një procesi gjyqësor që zgjati mbi 10 javë dhe pas gjashtë ditësh diskutime, juria prej 12 Gjyqtaresh dhe prokuroresh e shpalli atë fajtore për tre akuza për vrasje dhe një për tentativë vrasjeje. Dënimi i saj do të jepet në një seancë të ardhshme gjyqësore , ndërsa dënimi maksimal për të mund të jetë burgu i përjetshëm./abcnews.al